• Qytetet e Shqipërisë


    TIRANA
    Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë që në vitin 1920. Është një qytet relativisht i ri i themeluar në 1614 nga Sulejman Bargjini, feudali i zonës në atë kohë. Qyteti filloi të zhvillohej në fillim të shekullit të XVII. Sot Tirana nuk është vetëm qyteti më i populluar në Shqipëri, por gjithashtu qendra më e madhe politike dhe ekonomike në vend. Në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbe ndodhet xhamia e vjetër Ethem Bej e ndërtuar gjatë viteve 1789-1823, gjithashtu ndodhet Kulla e Sahatit, 35 m e lartë e ndërtuar në 1830. Pallati i kulturës ku janë Teatri i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare ndodhet afër sheshit kryesor. Në Tirane ndodhen dhe institucione të tjera të rëndësishme si Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Shkencave të Natyrës, Muzeu i Filatelisë shqiptare, Galeria Kombëtare e Arteve të bukura, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës etj.
    Nga “Varrezat e Dëshmorëve” mund të shijoni një pamje të mrekullueshme, aty ndodhet edhe monumenti i Nënës Shqipëri.
    Deti Adriatik dhe mali i Dajtit janë shume afër me qytetin. Për të shkuar në det duhet më pak se një orë me makine. Parku i madh Kombëtar me liqenin artificial ndodhet në pjesën jugore të qytetit.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Kalane e Petreles. Ajo ndodhet në  jug të Tiranës në anën e djathtë të rrugës kombëtare që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Ajo është ndërtuar në mesjetë. Kalaja ka qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastrioti.
    Kalaja e Prezës i përket shek. të XV. Ka një pozicion shumë të mirë dhe dominues përpara malit të Krujës.
    Xhamia e Ethem Beut ndodhet në qendër të Tiranës. Ajo është ndërtuar në 1789. Bashkë me Kullën e Sahatit e ndërtuar në (1830) përbejnë një pjesë të rëndësishme të historisë së Tiranës.
    Ndërtesat e ministrive përfaqësojnë vlera arkitektonike. Ato janë ndërtuar në vitin 1930, kur Shqipëria ishte mbretëri.
    Pas Luftës së Dytë Botërore u ngritën shumë ndërtesa. Pallati i Kulturës, Pallati i Kongreseve, Muzeu Historik Kombëtar, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës etj.
    Ura e Tabakëve ndodhet përgjatë bulevardit “Zhan Dark”. I përket shek. të XVIII.
    Varri i Kapllan Pashës, ndërtuar në 1814.

    Muzetë
    Muzeu Kombëtar Historik
    Muzeu Arkeologjik
    Galeria e Arteve te Bukura
    Muzeu i Filatelisë Shqiptare
    Muzeu u Shkencave Natyrore
    VLORA
    Vlora është një qytet bregdetar. Nuk është vetëm një nga portet më kryesore, por gjithashtu ka një rëndësi të madhe historike sepse këtu u mblodh Asambleja në vitin 1912 për ta shpallur Shqipërinë një shtet të pavarur dhe ku u formua qeveria e parë e kryesuar nga Ismail Qemali. Për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje mund të vizitoni Muzeun e Pavarësisë. Në një kodër mbi qytet mund të vizitoni vendin e shenjtë “Kuzum Baba”. Që aty mund të shijoni pamjen e detit dhe të gjithë qytetit.

     
    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeu Etnografik
    Muzeu Historik
    Muzeu e Pavarësisë
    Xhamia e Maurdies
    Kalaja e Kaninës, në fshatin Kaninë
    Kalaja e Porto-Palermos
    Rrënojat e Kalasë së Himarës, Himarë
    Kishat e Shën Stefanit dhe Shën Mitrit në fshatin e Dhërmiut (shek. XII-XIV)
    Manastiri i Shën Mërisë, në fshatin Zvernec
    Tetari antik i Orikumit (Shekulli I para erës sonë)
    Kisha e Marmiroit në Orikum

    Midis Tiranës dhe Vlorës ndodhet rrethi i Fierit, i cili ka zona të ndryshme historike me interes të madh.
    Më të rëndësishmet janë:
    Muzeu Historik ne Fier
    Muzeu Arkeologjik i Apollonisë në fshatin e Pojanit
    Manastiri i Shën Mërisë në Apolloni
    Zona arkeologjike e Apollonisë
    Zona arkeologjike e Bylisit, në fshatin Hekal
    Rrënojat e Kishës së Shën Mërisë në Ballsh

    BERATI
    Njihet si “qyteti i njëmijë dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeun e Ikonografise “Onufri”
    Muzeu Etnografik
    Galeria “Eduard Lear”  
    Kalaja e Beratit
    Kisha e Shen Millit, (Majkëll)
    Katedralja e Shen Merise
    Kisha e Shen Triadhes (Trini)
    Kisha e Shen Vllahernes
    Xhamia e mbretit
    Ura e Gorices mbi lumin Osum

     

    DURRESI
    Durrësi është qyteti i dytë më i madh dhe porti kryesor i Shqipërisë. Qyteti u kolonizua nga kolonistët nga Korinti dhe Kërkyra në 627 p.s.e. Ai u quajt Epidamnus, që më vone u bë Durrakium. Objekti më i rëndësishëm është amfiteatri, më i madhi në Ballkan me 15,000 vende, që daton në shek. II pas Krishtit dhe përmban një dhomë të nëndheshme të Krishterimit të herët me mozaikë të rrallë në mur. Midis shekujve të parë dhe të tretë Durrësi ishte një port i rëndësishëm dhe qendër tregtare në rrugën tregtare të Egnatias, ndërmjet Romës dhe Bizantit “Stambollit”. Pas një sërë tërmetesh, shumë nga pjesa antike e Durrësit u përmbyt nga deti ose u rrënua dhe si rrjedhojë mbi të u ngritën ndërtesa të tjera. Sot qyteti njihet për plazhin e Durrësit dhe plazhet me rërë dhe ujërat e ngrohta të detit.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeun Arkeologjik
    Amfiteatri
    Forumi Bizantin
    Tora Veneciane
    Muret antike te qytetit
    Ekspozita e kulturës popullore
    Mozaiku i Arapajve, fshati Arapaj

    KRUJA
    Kruja është një qytet mesjetar afër Tiranës. Është ndërtuar në rrëzë të malit të Sari Salltiukut. Emri Krujë është i lidhur ngushtësisht me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili luftoi kundër turqve për 25 vjet, duke mbrojtur civilizimin evropian nga rreziku i turqve në shek. e XIV. Në një vend të dukshëm dhe strategjik afër qytetit ndodhet kalaja, brenda së cilës ndodhet Muzeu i Skënderbeut (Muze kombëtar). Rrugës për në kala është pazari i vjetër.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeu i Gjergj Kastriotit Skenderbeut
    Muzeu Etnografik
    Zona arkeologjike e Albanopolit, në fshatin Zgërdhesh
    Pazari i vjetër

    KORCA
    Është qyteti më i madh i pjesës juglindore të Shqipërisë. Ndodhet në rrëzë të Malit të Moravës në një pllajë 800 m mbi nivelin e detit. Ajo u bë nje qendër e rëndësishme tregtare dhe zejtare në shek. XVIII si rrjedhojë e zhvillimit të tregtisë me vendet fqinje. Muzeu i artit mesjetar ndodhet në Korçë. Ai paraqet kulturën shpirtërore dhe materiale të shqiptareve. Atje ndodhen gjithashtu Muzeu i Arsimit, ku është hapur shkolla e parë shqipe në vitin 1878 dhe muzeu i ri i “Koleksioneve Bratko” me antikuarë nga Lindja e Largët.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeu i arteve mesjetare  
    Galeria “Guri Madhi”
    Muzeu“Brakto” i antikuarëve dhe koleksioni nga lindja e largët
    Muzeu i Arsimit
    Muzeu Arkeologjik

    POGRADECI
    Pogradeci është një nga qytetet turistike më të bukura në Shqipëri për pozicionin e tij buzë liqenit të Ohrit që njihet për ujërat e pastra dhe panoramat malore. Në këtë liqen ndodhet peshku i rrallë Koran, që ngjason me troftën. Përveç plazhit të bukur, qëndrimi juaj në Pogradec bëhet më interesant duke vizituar qendrën turistike të Drilonit (5km në lindje) të rrethuar nga bimë dhe pemë orientale.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Mozaikun e Linit, në fshatin Lin në veri të Pogradecit
    Burimet e Drilonit
    Varret monumentale të Selces së poshtme, në fshatin Selcë
    Urën e Golikut në rrugën e vjetër Egnatia

     

    GJIROKASTRA
    Një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipërinë jugore, është shpallur qytet muze.
    Është ndërtuar në shpat të një mali dhe njihet për rrugicat e ngushta dhe karakteristike prej guri. Shtëpitë e banimit kane formën kullave mesjetare të përbëra nga një kompleks ndërtesash me arkitekturë karakteristike. Kalaja e qytetit duket si një ballkon mbi qytet. Ajo u jep mundësinë vizitorëve të shijojnë një peizazh shumë të bukur. Muzeu kombëtar i armeve ndodhet brenda kalasë. Armët që janë prodhuar dhe përdorur nga shqiptarët që nga koha e antikitetit janë ekspozuar atje.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeu i armeve (brenda kalasë)
    Muzeu etnografik  
    Kalaja e Gjirokastres
    Kisha e Kryqit e Laboves, në fshatin me të njëjtin emër
    Zona arkeologjike e Antigonese, në fshatin Saraqinisht
    Rrenojat e zones arkologjike te Adrianapolit, në fshatin Sofratike

     

    SARANDA
    Qyteti më jugor i Shqipërisë. E pozicionuar përballë ishullit të Korfuzit, Saranda vizitohet nga shumë turistë ditorë të cilët vijnë për të shijuar këtë qytet të paarritshëm më parë. Është një nga zonat turistike më të vizituara në Shqipëri dhe është shumë i preferuar nga “personat që vijnë për muajin e mjaltit”. Afër Sarandës janë rrënojat e qytetit antik të Butrintit dhe burimet e “Syrit të Kaltër”.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeu Etnografik
    Zona dhe muzeu arkeologjik e Butrintit
    Rrenojat e qytetit antik te Onhezmit ne Sarande
    Tempulli antik dhe rrenojat e Foinikes, në fshatin Finiq
    Kalaja e vogel e Ali Pashes në fshatin Vrinë
    Kisha e Shen Kollit në fshatin Mesopotam

     

    SHKODRA
    Është një nga qytetet më të rëndësishme në veri, në pjesën perëndimore të vendit. Ndodhet afër liqenit që ka të njëjtin emër dhe përgjatë rrugës që të çon në Mal të Zi. Është një qytet antik me histori të pasur. Atje mund të gjeni shtëpi karakteristike ku janë përdorur druri dhe motive të tjera tradicionale. Afër qytetit ndodhet kalaja e Rozafës e ndërtuar në një kodër shkëmbore nga ku mund të shikoni peizazhe të bukura dhe tërheqëse. Gjatë qëndrimit tuaj mund të vizitoni Muzeun Historik të qytetit. Shkodra është një vend i volitshëm për të filluar udhëtimin tuaj për në Alpet shqiptare.

     

    Çfarë mund të vizitosh:

    Muzeu Historik (sektori i arkeologjise eshte ngjitur)
    Xhamia e plumbit
    Kisha e Shirgjit (afër fshatit Obot)
    Ura e Mesit (8 km nga Shkodra)
    Rrënojat ilire të Gajtanit
    Qytetit mesjetar i Sardës, afër Vaut të Dejës

    Rrugës nga Tirana për në Shkodër në qytetin e Lezhës është interesante të vizitohen memoriali i dedikuar për varrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut.

    (burimi: faqja e internetit të Ministrisë Shqiptare të Turizmit: http://www.albaniantourism.com)

  • Have your say!
    Moti
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Kushtet e punes
  • Politika e Privacise
  • Partneret
  • Hotelieret
Partner sites: www.albania-hotel.com www.tirana-hotel.comwww.balkan-hotel.com

Per te pare te gjitha certifikatat, licensat dhe anetaresine e Albania Holidays, lutemi klikoni ketu

Albania Holidays rss feed