Juglindja Shqiptare dhe Jugperendimi Maqedonas, ndërthurje perfekte mes natyres dhe kultures
Ky tur i shkurter eshte konceptuar per te kaluar nje fundjave te kendshme duke eksploruar bukurite dhe kulturen e Juglindjes se Shqiperise me qender Korcen dhe ndoshta destinacionin me te rendesishem te fqinjve, Ohrin. Korca njihet per traditat e vjetra kulturore, me qendra te rendesishme kulturore e fetare sidomos Voskopojen, Shipsken, Mborjen, Kamenicen etj por dhe per natyren mjaft terheqese te Boboshtices, Dardhes etj. Vizitojini keto vende te shoqeruar nga guida profesionale, per te pare e kuptuar nje nga qendrat me te rendesishme te kultures se vendit tuaj si asnjehere me pare. Vizitoni kishat e ikonat e mrekullueshme me te cilat duhet te mburremi, natyren spektakolare, dhe ushqimet e vecanta te kesaj krahine. Nderkohe zona e Ohrid ne vendin fqinj, nje zone e shpallur nen mbrojtjen e UNESCO-s per pasurite kulturore ju ofron nje larmi mundesish per vizita kulturore, e te natyres perreth liqenit te Prespës, nje nder zonat me te bukura natyrore te Maqedonisë.
|
|