Udhetime turistike
Albania Holidays ju ofron mundesine
te vizitoni destinacione nga me te ndryshmet ne Europe dhe me gjere.
|
Fundjave
e zgjedhur |
| Berlini
|

Shijoni kryeqytetin madheshtor Gjerman...
3 dite nga
250 €
pp |
| Turi
i perzgjedhur |
| 7
dite ne Be-Ne-Lux |
Zbuloni
nje tjeter standard!
7 dite nga 1300€
pp
|
|
 |
Ture ne Gjermani
Albania Holidays nepermjet ketyre tureve ju
ofron mundesine te njiheni me nje nga kombet me me influence
ne historine europiane por edhe ate boterore. Nepermjet tyre
ju ofrojme mundesine te njiheni me nga afer me kulturen, historine
dhe monumentet me kryesore te krahinave te ndryshme te Gjermanise.
Ne njerin prej tyre do te vizitohen qendra kulturore
te Gjermanise Lindore perfshire Berlinin kryeqytetin madheshtor
te kesaj superfuqie europiane, Dresdenin, Weimar qytetin e
shkrimtareve me fame boterore si Gete, dhe Lajpsigun.
Turi tjeter ne Gjermanine Veriore perfshim vizita
ne qytete me teknologji teper te perparuar por edhe me tradita
kulturore e historike si Frankfurti, Hanoveri, Hamburgu dhe
Bremeni.
|
|
Ture ne Spanje
Albania Holidays ju ofron ture te ndryshme ne Spanje. Vizite
ne kryeqytetin e mrekullueshem Spanjoll. Ky tur ju jep mundesine
te vizitoni nje nder kryeqytetet me te bukura te Europes, Madridin.
Do te vizitojme monumentet kryesore te ketij qyteti me histori
te pasur, si psh Pallatin Mbreteror dhe kopshtet e tij te mrekullueshem,
Piacen Espanja, Piacen De La Villa, Piacen Mayor, Portat Toledo
dhe Del Sol, Rrugen Gran Via, Pallatin Metropolis etj.
Turi tjeter ju ofron mundesine te vizitoni Costa del Sol (
Bregdetin e Diellit), nje nder krahinat me te famshme ne Spanje
sidomos per plazh. Ne kete tur do te vizitojme Malagen, qytetin
kryesor jugor te dytin ne Andalusia per nga madhesia. Do te
vizitojme: rrugen Larios, Museun e Pikasos, keshtjellat La Alcazaba
dhe Gibralfaro, Katedralen, Palacio de Buenavista, qytezen karakteristike
Mijas etj.
|
|
|
 |
Ture
ne Rusi ( Moska & Shen Peterburgu)
Ky eshte nder turet me interesante qe ofrohen per europen Veriore.
Ndoshta i vetmi tur qe u jep mundesine te vizitoni shtetin me
te madh ne bote dhe dy nga qytetet me interesante te Europes,
Mosken dhe Shen Peterburgun. Nepermjet ketij turi do te keni
mundesine te njiheni me monumentet kryesore te ketyre dy qyteteve
si Kremlinin, Sheshin e Kuq, Kopshtet Aleksandrov, Museun e
Arteve Pushkin, Pallatin Menshikovs, Fshatin e Carit Tsarskoe
Selo, Pavlovsk, Shatervanin Petergoff, Katedralen isak etj.
Me te vertete nje tur edukativ, cilesor dhe mbreslenes.
|
|
Ture
ne Malin e Zi
Ky eshte nje tur mjaft interesant ne qytetin bregdetar te Budvas
ne vendit fqinj. Eshte mjaft i pershtatshem per nje relaksim
te shpejte dhe pas hume shpenzime ne nje nder pjeset me terheqese
te adriatikut. Ne kete tur do te vizitojme nder te tjera, ishullin
e Shen Stefanit kalate e Budves, Kotorrin, e Ulqinit, portin
e jahteve ne Kotorr si dhe ishullin e Ades prane derdhjes se
lumit Buna.
|
|
|
Nese jeni te interesuar ne ndonjerin prej tureve te mesiperme jeni
te mirepritur te na kontaktoni ne adresen e meposhtme.
Albania Holidays
Rr. "Sami Frasheri", Pall.20, Shk.1, Ap.8, Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 4 2235 688
  +355 (0) 4 2235 498
Fax: +355 (0) 4 2235 498
e-mail: contact@albania-holidays.com
web: www.albania-holidays.com
|