Ekskursione ne Shqiperi
Albania Holidays i ofron nje varietet ekskursionesh profesionale dhe emocionuese pasagjereve te krocerave qe ndalojne ne porte te ndryshme shqiptare.
me teper
Ekskursionet tona ju ofrojne nje prezantim te jashtezakonshem te kultures, tradites dhe jetes se perditshme shqiptare. Fale nje stafi profesional, te zellshem, qe zoteron shume gjuhe te huaja, ne ju ofrojme ate cka e ben ekskursionin tuaj me te personalizuar dhe i ben keto eksperienca te shkurtra te paharrueshme. Cdo gje organizohet me kujdes sipas kerkesave tuaja dhe monitorohet ne menyre qe ju te merrni nje sherbim cilesor dhe te kenaqshem.
Ekskursionet mund te organizohen me ankorim ne nje nga tre portet shqiptare:
Porti i Durresit
Keni mundesine te vizitoni:
-Durresin, qytetin me te vjeter shqiptar, te ndertuar ne vitin 527 para lindjes se Krishtit. Mund te shikoni rrenojat e amfiteatrit, forumit, mureve antik dhe mund te vizitoni muzeun e pasur arkeologjik.
-Krujen, qendren e rezistences gjate pushtimeve osmane ku forcat shqiptare rezistuan per 25 vjet.
-Kryeqytetin e Shqiperise, Tiranen. Nje qytet modern, mesdhetar.
-Apollonine, nje qytet antik te ndertuar per nder te Apollos, e cila ishte nje qender shume e rendesishme ne koherat romake kur Octavianin e dergon Jul Cezari per te studiuar ne Apolloni.
Porti i Vlores
Mund te vizitoni:
– Vloren, nje qytet bregdetar, gjithashtu vendi ku u shpall Pavarsia e Shqiperise ne 1912.
-Apollonia eshte vetem nje ore larg me automjet.
-Beratin, nje pasuri e UNESCOs per arkitekturen e tij me shtepi te bardha te nderturara mbi njera tjetren. Berati eshte konsideruar si shembulli me i mire i arkitektures osmane jashte Turqise.
Porti i Sarandes
Mund te vizitoni:
– Vendin antik te Butrintit, nje pasuri te UNESCOs, i konsideruar si nje nga zbulimet me interesante ne Mesdhe, deshmi e disa civilizimeve, nga greket e lashte, te romaket, bizantinet dhe deri te venecianet.
-Gjirokastren, nje tjeter pasuri te UNESCOs, per arkitekturen e saj unike te ndertesave dhe cative me gure.
me teper
Phoenice ishte qendra antike politike e Epirit dhe ndodhet vetem gjysem ore larg me automjet. Ne rrenojat e saj bejne pjese muret antike, teatri, nekropolis etj.
Ne ju ofrojme:
- Udhetime dhe ture ekskluzive
- Transport cilesor
- Guide dhe asistence cilesore
- Programe speciale, vizita dhe evente mireseardhjeje
- Festa private dhe VIP