Si të vish në Shqipëri?

Pikat kufitare tokësore

Pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë:

  • Përmes Kakavijës, pikës kufitare jugore, mund të hysh në Gjirokastër
  • Përmes Kapshticës, pikës kufitare juglindore me Greqinë, mund të hysh më vonë në Korçë
  • Përmes Qafe Boti - Konispol lidhesh me Filatin
  • Përmes Tre Urave lidhet Përmeti me Konicën

Pikat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë:

  • Përmes Hanit të Hotit dhe Murriqan-Sukobina mund të hysh në qytetin e Shkodrës
  • Përmes Ulqinit në kufirin jugor me Malin e Zi mund të hysh në qytetin e Shkodrës
  • Tani mund të hysh nga Vermoshi, nga ku mund të lidhesh me zonën e Kelmendit në Shqipëri dhe Plavë e Guci në Mal Të Zi

Pikat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë:

  • Përmes Qafë Thanës lidhemi me Pogradecin, Elbasanin dhe Librazhdin
  • Nga Tushemishti në juglindje të Liqenit të Ohrit, në drejtim të Pogradecit
  • Nga Bllada, në drejtim të Peshkopisë ose Bulqizës dhe Burrelit
  • Nga Gorica rruga shkon në drejtim të veriut të Liqenit të Prespës

Pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë:

  • Vërmica
  • Qafa e Prushit
  • Qafe e Morinës

Me anë të autobuzave mund të lëvizësh nëpër qytetet:

  • Tirana - Tetovë, Maqedoni, përmes Qafë Thanës
  • Tirana - Prishtina dhe qytete të tjera në Kosovë, përmes Morinës
  • Korçë - Thessaloniki, Greqi, përmes Kapshticës
  • Tirana - Athinë, përmes Kakavijës
  • Tirana - Sofia - Bullgari dhe Stamboll përmes Qafë Thanës

Kufiri detar:

  • Porti i Durrësit lidhet me portet italiane të Barit, Brindisit, Ankonës, Triestes dhe Koperinit në Slloveni.
  • Porti i Sarandës lëvizje të përditshme me ishullin e Korfuzit
  • Porti i Vlorës lidhet me Brindisin dhe Otranton.

Aeroporti i Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (i njohur gjithashtu si Rinas) është afërsisht 25 km nga Tirana dhe ka shumë fluturime direkte nga Europa. Lidhjet kryesore janë me qytetet e Londrës, Frankfurtit, Milanos, Romës, Vienës, Zyrihut, Athinës, Bolonjës, Budapestit, Stambollit etj. Qyteti i Tiranës lidhet me aeroportin me anë të transportit urban. Nisjet për në aeroport bëhen nga sheshi Skënderbej cdo një ore.

Burimi: http://www.akt.gov.al